Connect with us

Bota

Trump i zhgënjyer me Melonin: Unë isha mbështetje për ata, ata nuk ishin për mua

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me marrëdhëniet mes Italisë dhe SHBA, për të cilat shpesh ka pasur kritika.

Trump ka ritheksuar se Italia nuk ishte aty kur duhej dhe kur SHBA kishte nevojë për të.

Presidenti amerikan ka thënë se gjithmonë ka qenë mbështetje për Italinë dhee se priste të njëjtën gjë.

“Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë. Dhe unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, dhe kështu ka qenë edhe vendi im.”

 

 

Këtë deklaratë Donald Trump e ka bërë gjatë  një intervistë me Corriere della Sera një ditë pasi Sekretari i tij i Shtetit, Marco Rubio, udhëtoi për në Romë.

Kur u pyet nëse Italia mund të siguronte minahedhës pas armëpushimit në Iran, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë.”

Advertisement