Connect with us

Politike

Rama niset drejt Gjermanisë, i ftuar nderi në eventin prestigjioz Charlemagne Prize

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze Charlemagne Prize.

Ai do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani, gjatë datave 13 dhe 14 maj për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize).

Ky çmim konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Advertisement