Connect with us

Politike

Vdekja e gazetarit/ Berisha: Do të mbahet mend si avokat i interesit publik të Vlorës

Një aksident i rëndë i ka prerë në mes jetën gazetarit Enrik Mehmeti, një prej emrave më të njohur të raportimit në qarkun e Vlorës. Lajmi tragjik ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin mediatik, ku Mehmeti prej vitesh ishte angazhuar në pasqyrimin e kronikës dhe zhvillimeve më të rëndësishme të rajonit.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë është bër ënjë reagim nga kreu i Partisë Demikratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha. I cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka shprehur nderim për gazetarin e mirënjohur dhe ngushëllime për familjarët e tij.

“Nderim për gazetarin e mirënjohur Enrik Mehmeti.

Miq, ditë zije për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe Vlorën e banorën e saj gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli në moshën 40 vjeç tragjikisht sytë përgjithmonë.

Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës.

Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmëve dhe kolegëve te Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem së bashku me ata që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!”, ka shkruar Berisha.

Advertisement