Kronike
Plagosje në Mamurras pas shkëmbimit të zjarrit me forcat operacionale
Plagosje me armë zjarri në Mamurras. Një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale, bëjnë me dije burime.
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë qenë në një operacion për kapjen e një personi në kërkim. Ky i fundit dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të policisë.
Për ta neutralizuar, policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të plagosur. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës.