Connect with us

Bota

“PAQJA” mes SHBA dhe Iranit ul çmimet e naftës/ Hormuzi drejt rihapjes historike!

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme këtë të hënë, pas sinjalizimit të një marrëveshjeje paqeje të mundhsme mes SHBA-së dhe Iranit.

Kujtojmë se ashtu si raportuam më parë Trump, deklaroi se marrëveshja me Teheranin është “negociuar kryesisht”, megjithëse më vonë kërkoi nga ekipi i tij negociator të mos nxitojë drejt finalizimit.

Në tregjet aziatike, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.

Po ashtu optimizmi për një marrëveshje ka ndikuar edhe në bursat aziatike.  Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar nivelin historik prej 65 mijë pikësh për herë të parë. Investitorët po reagojnë pozitivisht ndaj mundësisë së rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, rruga strategjike nga ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Advertisement