Politike
Debat për transparencën në PD/ Berisha justifikon vonesën e publikimit të kandidaturave
Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha foli për gazetarët, ku pranoi një shkelje në statut për shkak se pak para nisjes së procesit të votimit u zbuluan listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.
Z.Berisha, sa transparent mund të quhet procesi në kushtet kur lista e kandidatëve për Këshillin u publikua vetëm sot para nisjes së Kuvendit. A kanë patur kohë të mjaftueshme delegatët që të njihen me kandidaturat?
Në tërësi janë kandidatura të propozuara nga degët. Kësaj here një specifikë e veçantë ka qenë se kandidaturat kanë ardhur nga degët dhe në qoftë se e vutë re ju, u votua sipas qarqeve. U votua… prandaj, domethënë, në këtë kuadër kandidaturat e tjera që nuk kanë ardhur nga degët, nuk janë të panjohura në tërësinë e tyre, janë personalitete. Tani, e tjetra, bravo.
A e cilësoni si problem faktin që u shkel statuti edhe këtë herë zoti Berisha? U shkel statuti edhe këtë herë për publikimin e listave, sanksionohet në statut që duhen pesë ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar publikimi i listave.
Ju përgëzoj për leximin e statutit. E besoj plotësisht, jo, jo nuk e vë në dyshim. Edhe një herë nuk po e vë fare në dyshim. E ke shumë, e ke, po. Në fakt, në fakt ka patur një vonesë nga degët në përcjelljen e tyre, sepse kësaj here realisht janë degët burimi kryesor i kandidaturave dhe të shpallnim kandidatura pa degët kjo nuk mund të realizohej, kjo qëndron, kjo që thoni ju. Por kjo ka qenë arsyeja sepse nuk është vepruar në këtë mënyrë siç është vepruar kësaj here, që në tërësi kandidaturat nuk kanë qenë të kryesisë qendrore, ka prej tyre që janë të kryesisë qendrore departamentet për shembull.
Pra, ka patur shkelje të statutit?
Kjo një po, vonim po, sigurisht vonim po, por janë degë të cilat i kanë vonuar për arsyet që s’duhet t’i vononin.