Kosova
Daniel Server: Kosova ka nevojë për koalicion, Haga ka 5 vite që mban në burg të pafajshëm
Profesori i Universitetit amerikan “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, I pyetur në një intervistë se cili është opinioni i tij për krizën politike në Kosovë, duke pasur parasysh se më 7 qershor vendi mbajti zgjedhjet e treta kombëtare brenda vetëm 16 muajsh, tha se “Kjo eshte lloj situate qe ndodh në sistemet parlamentare.
Në thelb, ka dy zgjedhje: njëra në ditën e votimit dhe tjetra gjatë procesit të formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.
Kosova ka pasur vështirësi në këtë proces dhe nuk ka arritur t’i zgjidhë problemet brenda një afati të arsyeshëm. Në fakt, kjo situatë po vazhdon prej më shumë se dy vitesh. Shpresoj që këto zgjedhje ta zgjidhin më në fund situatën në një mënyrë ose në një tjetër.
Nuk e di nëse partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, do të sigurojë shumicën që kishte dikur, por nëse nuk e arrin, shpresoj që kryeministri Kurti të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni dhe zgjedhjes së presidentit.
I pyetus si ai e parashikon vendimin e Gjykates e Hages ndaj lidereve te UCK, u shpreh se’ është e padrejtë që njerëzit të mbahen në burg për pesë vite pa një vendim përfundimtar’.
“Unë e njoh personalisht Hashim Thaçin. E kam takuar menjëherë pas luftës, gjatë vizitës së tij të parë në Uashington. Në atë kohë nuk besoj se ai kishte autoritet komandues mbi UÇK-në në mënyrën që pretendojnë prokurorët. Nuk ka dyshim që pas luftës ka pasur dhunë, përfshirë ndaj serbëve dhe përplasje mes mbështetësve të UÇK-së dhe LDK-së. Këto ngjarje ishin shumë fatkeqe. Megjithatë, akuzat për trafik organesh, të cilat çuan në krijimin e tribunalit, ishin të rreme” – deklaroi Daniel Serwer