Connect with us

Rajon

Humbi jetën në një aksident/ Bashkëmoshatarët e 16 vjeçarit në lot: Vëlla…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës zonën e Kastorias në Greqi ku një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor.

Newsbomb mëson se viktima është identifikuar si Emiljo Gavri, një i mitur nga fshati i Kapështicës i cili prej vitesh jetonte së bashku me familjen e tij në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhme më me shumë mundësi. Por fatkeqësisht ëndrrat e Emiljos i cili donte të bëhet një futbollist i madh u ndërprenë në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas një boshllëk të madh te familjarët, shokët dhe komuniteti ku ai jetonte.

Advertisement