Connect with us

Aktualitet

“Jemi bijtë e këtij populli…”/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët

Një debat mes banorëve të Rrjollit të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe policisë është zhvilluar pak minuta më parë. Debati është zhvilluar ndërsa banorët po tentonin të shembnin murin rrethues.

Njëri prej banorëve i është drejtuar policit duke i thënë se duhet ta zbatojnë ligjin njësoj për të gjitha palët, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se policët kanë qenë shumë korrekt në punën e tyre.

Banori: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli.

Efektivi: Policët kanë qenë shumë korrekt.

Banori: Jo të tanë. Ka qenë një polic që ia ka kthyer duart si me pas vrarë dikënd. Nuk iu vë faj. Por ju duhet e bërë ndonjëherë ligjin. Nëse ma mbron ligjin në të dy anët të jap dorën. Po ti ligjin vetëm te unë, jo te ai.

Protestuesit pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj u ka rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”

Advertisement