Connect with us

Kronike

E RENDE/ VRASJE ME ARME ZJARRI NE MIRDITE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.

Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç.

Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu.

Viktima nga Fani që jetonte në Rrëshen është qëlluar me breshëri plumbash automatiku teksa po shkonte në punë, duke pësuar dëmtime të shumta që i kanë shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima është gjetur nga një punëtor, i cili po ashtu po shkonte në punë dhe ka njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Një nga pistat që po hetohet është lidhja që mund të ketë patur me ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur vitet e fundit në Mirditë, ndoshta dhe si autori i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen

Në zonë nuk ka kamera sigurie, teksa policia po kryen kontrolle me qen për ndonjë gjurmë të autorëve

Advertisement