Connect with us

Sport

Botërori 2026/ Spektakël në Texas, Anglia mposht 4-2 Kroacinë! Kane barazon Linekerin

Anglia fitoi 4-2 kundër Kroacisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ndeshjen e Kupës së Botës 2026, e vlefshme për Grupin L. ‘Tre Luanët’ dominuan duelin kundër ballkanasve, teksa rezultati mund të ishte më i thellë në favor të të besuarve të Tuchel, nëse portieri Livakovic nuk do të ishte në një mbrëmje të magjishme.

Anglezët kaluan në epërsi pas 12 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga Harry Kane, para se Baturina të barazonte gjithçka në minutën e 36-të. Fundi i pjesës së parë solli edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Kane kaloi sërish në avantazh Anglinë, por Musa barazoi në 2-2 për Kroacinë.

Fillimi i fraksionit të dytë solli golin e tretë për Anglinë. Jude Bellingham përfitoi nga pasimi i Anderson dhe gjeti golin e epërsisë. Më pas anglezët vijuan të dominonin takimin, por Livakovic në portë bëri shumë pritje për kroatët. Megjithatë, në minutën e 85-të Rashford shënoi edhe golin e katërt për Anglinë. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane e dërgon në dhjetë numrin e golave në Kupat e Botës, njësoj sa Gary Lineker. Te Kroacia, Luca Modric luajti në Botërorin e pestë

Advertisement