Connect with us

Sport

Maroku përmbys 4-2 Haitin dhe e eliminon! Mbyllen duelet e Grupit C, verdiktet

Në Atlanta, Maroku përmbysi 4-2 Haitin. Shteti i vogël nga Karaibet befasoi kur kaloi në epërsi që në minutën e dhjetë, kjo pas një autogoli nga portieri Bono. Hakimi barazoi në minutën e 39-të, por sërish Haiti pas katër minutash riktheu epërsinë në 1-2. Fundi i pjesës së parë ishte me emocione pasi në shtesën e parë Maroku barazoi 2-2 me golin e Saibarit, kjo pas asistit të Hakimit. Pjesa e dytë foli për afrikanët të cilët përmbysën ndeshjen në 4-2 me golat e Rahimi dhe Yassine.

RENDITJA – Në fund të ndeshjeve në Grupin C, Brazili dhe Maroku kanë nga shtatë pikë dhe kalojnë direkt në fazën e 1/16-ave të turneut, ndërsa Skocia me tre pikë mbetet në vendin e tretë dhe shpreson të kualifikohet si një nga tetë ekipet më të mira të vendeve të treta, megjithëse duhet të presim sa të luhen të gjitha ndeshjet. Haiti me zero pikë është i eliminuar.

Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, Afrika e Jugut.

Renditja në Grupin C:

Advertisement