Connect with us

Sport

Botërori 2026/ Fantastiku Dembele ‘tripletë’, Franca i jep leksion Norvegjisë

Franca nuk e ka diskutuar fitoren në ndeshjen e fundit të grupit I, duke fituar lehtësisht 4-1 kundër Norvegjisë dhe duke u kualifikuar si vendi i parë.

Në Boston protagonist absolut ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi ‘tripletë’. Norvegjia hyri përkohësisht në garë, ndërsa Doue vulosi shifrat përfundimtare. Me këtë sukses Franca shkoi 9 pikë, ndërsa Norvegjia e cila nuk luajti me titullarët u kualifikua e dyta me 6.

Në sfidën tjetër të grupit I Senegali poshtëroi se me rezultatin 5-0 Irakun. Kjo fitore i dha 3 pikët afrikanëve, të cilët tani falë edhe golavarazhit shpresojnë të kualifikohen në 1/16-at si një prej vendeve të treta më të mira.

Zhvillimet më të rëndësishme

Norvegji 1-4 Francë

90+4′- Shënon edhe Doue

50′- Larsen humb rastin e artë për të shkurtuar diferencat. Penalltia e goditur prej tij pritet nga Maignan

32′- Dembele i frikshëm. Realizon golin e tretë personal dhe të tretin pë Francën në këtë përballje

21′- Norvegjia rihap shpejt llogaritë. Aasgaard lëviz bukur brenda zonës, duke dërguar shifrat në 1-2.

20′- Dembele i papërmbajtshëm! Dyfishon nga jashtë zon avantazhin kundër Norvegjisë.

7′- Franca e nis me marshin e pestë. Pas traversës së Mbappe-s është Dembele që zhbllokon shifrat.

1’- Ka nisur në Boston kryesfida e grupit I mes Norvegjisë dhe Francës. Surprizë e madhe ulja e Halaand në stol.

Senegal 5-0 Irak

82′- Ndiaye realizon edhe golin e pestë.

71′- Gueye shënon edhe golin e 4 për Senegalin! Afrikanët përmirësojnë golavarazhin që është shumë i rëndësishëm për t’u kualifikuar si vend i tretë

59′- Gueye i dërgon shifrat në 3-0! Senegali hipotekon 3 pikët, pasi Iraku është me karton të kuq prej minutës së 13-të.

56′- Sarr dyfishon avantazhin e Senegalit, që afrohet me 3 pikët në ndeshjen e fundit të grupit

4′- Diarra kalon shumë shpejt në avantazh Senegalin kundër Irakut.

1’-Ka nisur në Toronto ndeshja delikate mes Senegalit dhe Irakut

Si vijnë skuadrat

Sonte në Boston po luhet një prej dueleve më spektakolare të fazës së grupeve edhe pse Norvegjia dhe Franca e kanë siguruar kualifikimin. Këto dy kombëtare do të përballen për vendin e dytë, ndërsa një duel i zjarrtë pritet edhe mes Halaand e Mbappe-s. Të dy janë në kuotën e 4 golave pas 2 ndeshjeve të para dhe duan t’i mbyllin grupet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mungesa e madhe do të jetë trajneri i Francës Didier Deschmaps, i cili ka udhëtuar në vendlindje për shkak të ndarjes së nënës së tij nga jeta. Dueli tjetër i grupit I, po në orën 21:00 do të jetë mes Irakut dhe Senegalit. Të dy këto kombëtare kanë nga 0 pikë dhe duhet të fitojnë patjetër për të shpresuar te kualifikimi si vendi i 3-të.

Advertisement