Connect with us

Aktualitet

PROTESTA/ MERO BAZE KERCENOHET NE INBOX

Analisti dhe botuesi Mero Baze shkruan ne nje shkrim editorial se eshte kercenuar per qendrimet e tij ne lidhje me protesten e flamingove. Ai tregon se ka marre qindra mesazhe kercenuese ne inbox te tilla si vrasje femijesh, perdhunim, shkaterrim pronash e dhjetra monstruozitete te tjera.

Ja cfare shkruan Baze:

“Po lexoja sot në mëngjes qindra mesazhe kërcënuese nga më të padëgjuarat në inbox që vinin nga disa kategori. Dikush më premtonte se do më vriste fëmijët, dikush se do shkatërronte pronat, dikush se do më digjte shtëpinë, dikush se e dinte ku e parkoja makinën, dikush se do më përdhunonte gruan, dikush që do prishte varret e prindërve, e dhjetëra monstruozitete. Vetëm një i Albin Kurti ishte më i mëshirshëm. Ai do më vriste me kusht vetëm nëse e zija dhe një herë në gojë Albinin. Po të mos jesh njeri i mësuar me këto dhe mund t’i marrësh seriozisht, mund të përfundosh në çmendinë e tyre.

Pastaj po mendoja pse kaq shumë urrejtje nga njerëzit që duan të bëjnë Shqipërinë e Re.

Mendo një moment njerëzit që kanë vuajtur në diktaturë, që u kanë humbur prindërit apo fëmijët e s’i kanë parë kurrë, që ua kanë pushkatuar prindërit dhe të afërmit, që u kanë humbur eshtrat e s’i gjejnë dot dhe në vitin 1991, ishin njerëz të përvuajtur, që nuk thirrën kurrë për urrejtje. Ata besuan se shoqëria do merrte hak për ta dhe do bënte më të mirën. Ne në fakt nuk e bëmë. Nuk e vumë dot në vend dinjitetin e tyre, por ata ende janë njerëzit më tolerantë të Shqipërisë.

Duke i krahasuar me hallet e këtyre që janë në shesh përditë, që në fakt janë hallet e çdo njeriu në glob, përfshi dhe ne që nuk dalim në protestë, dhe shikon urrejtjen e tyre, kupton se ata kanë iluzionin se tani kanë një ushtri të tyre dhe ligjin e bën ajo.”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Advertisement