Sport
Botërori 2026/ Filloi me një orë vonesë për shkak të motit të keq, Meksika fiton 2-0 kundër Ekuadorit
Në mitikun ‘Azteca’ Meksika fitoi 2-0 mëngjesin e kësaj të mërkure kundër Ekuadorit për raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Ndeshja e cila ishte parashikuar të niste në orën 03:00 mëngjesin e sotëm me kohën shqiptare nisi me një orë vonesë (04:00) për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrufeve që përfshinë kryeqytetin meksikan.
Dueli u dominua nga vendasit të cilët shënuan dy herë brenda pjesës së parë. Fillimisht Julian Quinones kaloi Meksikën në epërsi pas 22 minutave lojë, para se Raul Jimenez të ‘vuloste’ kualifikimin në minutën e 31-të me golin e dytë të sfidës.
Me këtë realizim, Jimenez bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Meksikës me 48 gola, pas ‘Chicharito’ Hernandez. Ekuadori e mbylli sfidën me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Hincapie në shtesën e pestë.
Kështu Meksika ka siguruar një vend në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos. Meksikanët kanë katër fitore radhazi këtë edicion, duke qenë ekipi i vetëm që s’kanë pësuar gol.