Connect with us

Bota

Rusia i bën ofertë AstraZenecës për të bashkuar vaksinat anti-Covid në një

SHBA-Kompania ruse që prodhoi vaksinën anti-Covid, Sputnik V kanë ftuar Kompaninë britnike AstraZeneca që të bashkojnë vaksinat e tyre në një të vetme. Në një postim në Twitter, Kompania ruse shkroi se bashkimi i dy vaksinave mund të rrisë efikasitetin dhe ta bëj vaksinën më të vlefshme. Më tej, ata thane se kombinimi i dy vaksinave mud të jetë shumë i rëndësishëm për rivaksinimet.

 “Nëse nisin një test të ri klinik, ne sugjerojmë të provojmë një regjim kombinimi mes dy vaksinave të Spuntik V dhe AstraZeneca për të rritur efikasitetin. Kombinimi i vaksinave mund të jetë i rëndësishëm për rivaksinimet,” shkruan ata.

Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë deklaruan se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet, vaksina e Moderna-s ka 94,5% efikasitet dhe ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *