Connect with us

Politike

Përshkallëzohet protesta te Kuvendi/ Pas ujit me piper, hidhet gaz lotsjellës drejt protestuesve

Ka sërish tensione para Kuvendit. Pas hedhjes së sprej lotsjellës dhe ujit me piper, policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ato.

Pas kësaj ka arritur që të dalë nga Kuvendit edhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve kanë përdorur dalje alternative për t’u larguar.

Situata është përshkallëzuar. Ka pasur përplasje mes efektivëve dhe protestuesve. Gjithashtu përpara Kuvendit ndodhet edhe një autobot, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Advertisement