Connect with us

Aktualitet

Protestuesi i revoltuar: Si hidhen miliona euro në rrugë pa kryer studime gjeologjike?!

Për të 37-tën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të nisur protestën e radhës kundër qeverisë.

Një nga protestuesit ka dhënë një deklaratë për mikrofonin e News24, duke shpërthyer në akuza të forta ndaj sistemit politik, dështimit të shëndetësisë publike dhe korrupsionit me infrastrukturën.

Protestuesi u shpreh i zhgënjyer nga e gjithë klasa politike që ka udhëhequr vendin që nga rënia e komunizmit, duke theksuar se shqiptarët vuajnë për tre komponentët bazë: lirinë, mirëqenien dhe sigurinë.

Në shënjestër të qytetarit ka qenë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me shembjet e shpeshta të akseve rrugore të sapondërtuara. Ai rrëzoi argumentet e kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh i faturon këto ngjarje si “probleme natyrore”.

 

 

“Nëse futemi te ministria që ka drejtuar Balluku, asaj i janë shembur të gjitha rrugët. Kryeministri thotë se janë probleme gjeologjike. Që të marrësh leje për një shtëpi duhen 20 e ca pika, dhe një është studimi gjeologjik që duhet firmosur. Si u bëhen miliona euro rrugë dhe nuk bëhet studimi gjeologjik në këto rrugë që shemben?” pyeti me ironi protestuesi.

Advertisement