Connect with us

Bota

Lufta/ Alarmon Mossadi: Irani po planifikon të vrasë presidentin Trump

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton një plan të ri për të atentuar ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Kështu raporton The Wall Street Journal, duke cituar burime në dijeni të çështjes. Sipas këtyre burimeve, ky vlerësim i inteligjencës izraelite është një nga arsyet e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra në janar të vitit 2020 në një sulm me dron të urdhëruar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë si president. Shtetet e Bashkuara po u japin përparësi kanaleve diplomatike për të ulur tensionet me Iranin dhe për t’i dhënë fund fazës së re të armiqësive mes dy vendeve, por njëkohësisht ruajnë aftësinë për të kryer sulme të reja nëse situata e kërkon. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për rrjetin televiziv CNN.

Sipas burimeve, Uashingtoni ka miratuar një strategji që alternon operacionet ushtarake me pauza për të favorizuar përpjekjet diplomatike, duke mbajtur gjithsesi një listë objektivash të gatshëm për t’u goditur si mjet presioni ndaj Teheranit. Zyrtarët kanë sqaruar se janë duke u zhvilluar përgatitje për sulme të mundshme të reja në orët e ardhshme, megjithëse kanë theksuar se, për momentin, diplomacia mbetet prioriteti kryesor.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në rreth një të tretën e nivelit të periudhës para luftës, kur kalonin afërsisht 100 anije në ditë. Aktualisht, gjysma e tyre lundrojnë përgjatë korridorit pranë ujërave iraniane, ndërsa gjysma tjetër përdorin itinerarin pranë bregdetit të Omanit.

Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e informuar atë mbi operacionet ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Netanyahu ka vazhduar të theksojë deklaratat armiqësore të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, një aleat i ngushtë i Trumpit dhe udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s, si edhe një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në arenën ndërkombëtare.

Sipas zyrës së tij, Netanyahu ka ritheksuar gjithashtu nevojën që Izraeli të ruajë zona tampon përgjatë kufijve të tij. Kjo vjen në një kohë kur po shënohet përparim në tërheqjen e forcave izraelite nga të ashtuquajturat “zona pilot” në Liban, territore që do t’i kalojnë nën kontroll ushtrisë libaneze.

Advertisement