Politike
Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është tashmë një objektiv i realizueshëm apo vetëm një premtim politik.
Rama theksoi se rruga drejt BE-së është një proces i gjatë dhe shumëdimensional, që nuk lidhet vetëm me përmbushjen e kushteve teknike, por edhe me vendimmarrjen politike të vendeve anëtare. Sipas tij, Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në negociata dhe po avancon me mbylljen e kapitujve të anëtarësimit.
Kreu i qeverisë shpjegoi se vendi duhet të përafrojë legjislacionin kombëtar me atë evropian, duke miratuar mijëra akte ligjore dhe nënligjore. Ai tha se, për ta përshpejtuar këtë proces, qeveria ka përdorur inteligjencën artificiale, e cila ka ulur ndjeshëm kohën e nevojshme për transpozimin e legjislacionit.