Politike
Është shkelur vija e kuqe? Rama për Kurtin: Po të kishte kamera në takimet tona do habitej bota
Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë.
Rama theksoi se gjithmonë ka respektuar pavarësinë institucionale të Kosovës dhe se nuk ka synuar asnjëherë të ndërhyjë në politikën e saj të brendshme. Ai kujtoi gjithashtu një periudhë kur kishte ndihmuar në krijimin e dialogut mes faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se iniciativa kishte ardhur nga vetë palët.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te raporti i tij me Ali Ahmetin, duke pranuar se mes tyre ekziston një miqësi, por duke mohuar çdo pretendim për ndërhyrje në fushatat zgjedhore.
Sa i përket Albin Kurtit, Rama tha se, pavarësisht dallimeve në qasje, të dy ndajnë të njëjtat objektiva strategjike.
“Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka instuticionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjelkë vetëm dëme. Në bashkëpunim me Maqëdoninë kemi pasur një tryeze nuk e kujtoj vitini, unë kam lehtësuar takimin mes tyre. Nuk ishte e lehtë, të uleshin në tryezë, por ishte kërkesë e tyre nuk ishte nxitja ime. Kur kanë ardhur nuk rrinin dot në një salle me njëri-tjetrin.
Unë kam një miqësi që nuk e mohoj me Ali Ahmetin, po askush nuk thotë dot me fakte që unë të kem hyrë në fushatë, larg qoftë. Kam qenë gjithmone respektues.
Ndërkohë Kosova nuk varet nga Shqipëria, unë Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota. Fatmirësisht qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme”, tha Rama.