Connect with us

Politike

Avokati i Artur Shehut: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo

Avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave në zonën e Zvërnecit.

Pas daljes nga SPAK, Cakrani foli për mediat dhe deklaroi se paraqitja e tij lidhej me dosjen e Zvërnecit, ndërsa hodhi poshtë zërat për përfshirje të politikanëve në takimin e zhvilluar në Aruba.

Sipas avokatit, udhëtimi në Aruba i Artur Shehut dhe personave të tjerë ishte i lidhur me çështje biznesi dhe nuk kishte karakter politik.

“Çështja e Arubës për Artur Shehun është vetëm një fantazi. Artur Shehu i ka thirrur për të bërë biznes personat në Aruba. Nuk ka pasur politikanë në Aruba, atje mund të shkojë kushdo”, deklaroi Cakrani.

Ai tha se në takim kanë qenë Artur Shehu, dy miq të tij që punojnë si kuzhinierë, një person me biznes në SHBA dhe dy biznesmenë të tjerë.

Duke folur për çështjen e pronave në Zvërnec, avokati kundërshtoi dyshimet e ngritura dhe tha se bëhet fjalë për një tokë të trashëguar, të cilën pronari ka të drejtë ta shesë.

“Nuk ka logjikë që toka t’i kalojë arabëve dhe 11 milionë eurot të bllokohen. Zvërneci është histori e një toke të trashëguar, që pronari ia shet kujt t’i dojë qejfi”, u shpreh ai.

Cakrani shtoi se Artur Shehu ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe se ai po e përfaqëson ligjërisht në Shqipëri. Ndërkohë, SPAK vijon hetimet për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërneci

Advertisement