Kronike
Aksident tragjik në Ksamil, raportohet për viktima
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, shtetasi A.M, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të saj