✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Realizoi golin e vetëm/ Manaj beson te vendi i parë: Do ta mbyllim në krye

Rey Manaj foli pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, duke mbajtur të hapur objektivin për vendin e parë në grup.

Sulmuesi kuqezi vlerësoi paraqitjen e skuadrës, pavarësisht se Shqipëria luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës. Manaj u shpreh optimist për ndeshjet e ardhshme dhe veçoi sfidën ndaj Finlandës në Tiranë.

“Nëse luajmë kështu kemi shumë shanse për të mbajtur vendin e parë në grup. Besoj se i gjithë ekipi bëri mirë. Ishim me 10 lojtarë. Me Finlandën e kemi në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vendin e parë”, deklaroi Manaj.

Sulmuesi ishte protagonist në takimin e zhvilluar në Helsinki, duke shënuar edhe golin e vetëm të Shqipërisë.

Advertisement