Politike
Vizita e Alex Soros në Shqipëri, Demiraj: Një përpjekje për të shpëtuar investimin 25-vjeçar
Koloneli Dritan Demiraj ka komentuar vizitën e Alex Soros në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Demiraj tha se diplomatët amerikanë të administratës së re amerikane janë ndryshe nga ata të administratës Biden, dhe politikanë të tjerë ndërkombëtarë që kanë vizituar Shqipërinë.
Sipas tij, prania e Alex Soros në takime të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama tregon për një strategji për dominimin e politikës shqiptare në të gjitha krahët e saj.
Demiraj u shpreh se, Soros ka ardhur në Shqipëri për të shpëtuar investimin 25-vjeçar të tij, për të identifikuar elementë të rinj, përveç Edi Ramës.
‘Diplomatët amerikanë dhe në mënyrë të veçantë të kësaj administrate nuk janë si Marta Kosi dhe kompani, dhe ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë që ky ju ofron sa herë që vijnë, sapo shkelin në Shqipëri, shkuma parti, por jo vetëm, shqiptarët i dinë të gjitha, janë krejt ndryshe.
Dhe pikërisht ky është momenti kur shqiptarët e morën një përgjigje të mirëpritur prej ndoshta 10, 12 vitesh nga ambasada amerikane dje, krejt qartë.
Shiko, të gjitha takimet që janë bërë në zyrën e Vuçiçit, që ka qenë prezent në shumë raste që ka qenë edhe Rama, në të gjitha takimet ka qenë Aleksandër Soros.
Pra qartazi, e gjithë strategjia e Sorosit është dominimi i politikës shqiptare në të gjitha krahët e politikës.
Nuk e di se sa ka, se sa ka qenë i suksesshëm nga krahu i djathtë, por vlen të theksohet që është investimi i Sorosit për non gratën e kryetarit të Partisë Demokratike, kjo është qartazi, për shkak se e kemi parë në 30, 40 raste, në të gjitha takimet sekretari i shtetit, sekretari i shtetit Anthony Blinken, dhe takimet e tij ishin sikur takoheshin dy miq të ngushtë, dhe lidhjet e sekretarit Blinken pastaj me babain, me Sorosin e me radhë.
Pra është e qartë. Por tentativat kanë qenë edhe për investimet të politikanëve të Partisë Demokratike dhe ne duhet të jemi fair me dëgjuesit. I thamë të dyja anët e medaljes.
Së dyti, e gjitha, ajo që vlen të theksohet, që në gjykimin tim shumë modest, është e rëndësishme, në të gjitha takimet globale që nga Davosi, por jo vetëm, edhe në Bashkimin Evropian, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Rama takohet fshehtazi dhe përpiqen për ta fshehur, për t’i fshehur fotografitë dhe takimet me Sorosin, është vetë Aleksandër Sorosi i cili thotë takova mikun tim të ngushtë, takova vëllain tim të ngushtë.
Tani le të kthehemi, se nuk kemi shumë minuta në dispozicion, pse ka ardhur në Shqipëri. Duke qenë se situata po i shket nga kontrolli dhe duke qenë se edhe me veprimet e fundit të administratës Trump, me vendimet që po ndërmerr sekretari Marco Rubio, por edhe me publikimin e djeshëm, edhe me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan, pra me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor, dhe në Shqipëri, dhe duke qenë se situata po i del jashtë kontrollit dhe të jesh i sigurt që kjo ditë e 73-të, në 15-20 ditët e ardhshme me ardhjen e studentëve, ne do të bëjmë maksimumin që kjo protestë të dyfishohet, të trefishohet në mënyrë që të përshpejtojmë largimin e Ramës.
Misioni i Sorosit është të ruajë investimin e tij 25-vjeçar, po themi, që të identifikojë njerëz të rinj të cilët duhet t’i shiten publikut si njerëz që janë jashtë establishmentit politik, por që janë nën kontrollin e tij.
Dhe ajo që duhet të kenë kujdes tani, ata të cilët menaxhojnë si drejtues, se drejtues proteste nuk ka, ata të cilët menaxhojnë grupet e protestave është që duhet të mbajnë jashtë njerëzit të cilët janë të financuar dhe të mbështetur në mënyrë të fshehtë nga Sorosi. ‘, tha ndër të tjera, Dritan Demiraj