Connect with us

Kosova

Vuçiç sulmon Prishtinën dhe ndërkombëtarët: Gënjeshtra monstruoze dhe heshtje

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës po vjen nga Gjermania dhe vende të tjera, të cilat, sipas tij, synojnë të shohin Kosovën si shtet të pavarur.

Vuçiç sulmoi gjithashtu Prishtinën lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si presion ndaj Beogradit për ndryshimin e qëndrimit të tij.

Vuçiç iu referua edhe debatit për lumin Ibër dhe idesë së ndërtimit të një hidrocentrali të kthyeshëm, duke pretenduar se çdo nismë që vjen nga Serbia has menjëherë kundërshtim.

Sipas presidentit serb, serbët në Kosovë nuk duhet të detyrohen të distancohen nga Beogradi dhe të orientohen drejt Prishtinës, Tiranës apo Brukselit.

Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur çështja e Kosovës vijon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Serbisë, Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë.

Beogradi vijon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Prishtina dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura mes dy palëve.

 

Advertisement