Connect with us

Aktualitet

Ndryshon bilanci i aksidentit në Koman/ Policia konfirmon 5 të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Policia e Shtetit konfirmon se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, ndërsa fillimisht u raportua për një numër më të lartë të të plagosurve. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, pesë shtetasit e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Personat e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Pas përplasjes, disa prej udhëtarëve mbetën të bllokuar në mjetet lundruese dhe u nxorën në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera që ndodheshin në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

“Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si psaojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njoftoi paraprakisht Policia e Shtetit.

Advertisement