Connect with us

Sport

E BUJSHME/ “Çmendet” Çelsi, do tentojë afrimin e Mesit dhe lojtarit të Bajernit

Mbi 250 milionë sterlina të shpenzuara në merkaton e verës, si asnjë klub tjetër në botë, e megjithatë Çelsi nuk ka ndërmend të ndalet. Dy emra kampionësh po qarkullojnë, me destinacione të mundshme “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm, David Alaba dhe Lionel Mesi.

Menaxheri i mbrojtësit të Bajernit, Pini Zahavi, ka në plan për të nisur bisedimet me blutë e Londrës në janar për transferimin e 28-vjeçarit me parametër zero në fund të sezonit. Kontrata e Alabës me kampionët e Europës skadon në verë dhe palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin saj pas kërkesave financiare të Zahavit.

 

Sipas “Bild”, ai do të largohet me parametër zero gjatë verës dhe agjenti i tij ka planifikuar të negociojë me Çelsin në janar. Sigurisht, konkurrenca është e madhe, duke qenë se edhe gjigantët e Realit, Juventusit apo PSG-së do të përpiqen që të joshin një kampion të të tilla niveleve, për të cilin nuk do të paguajnë ndonjë qindarkë për kartonin.

Çelsi u forcua në mbrojtje me Tiago Silvën gjatë merkatos së verës, por edhe me Ben Çiluellin. Nëse Alaba do të transferohet në Londër, ai është projektuar për të luajtur në qendër të mbrojtjes, ku së bashku me përvojën e 36-vjeçarit Silva, do të përmirësonte një nga repartet më problematike të
skuadrës së Lampardit.

MESI – Çelsi do të mbajë një sy hapur edhe për një transferim të mundshëm të Lionel Mesit nga Barcelona. Kapiteni i katalanasve është në të njëjtën situatë si Alaba, në skadencë kontrate dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit që nuk e lejuan të largohej në verë, janë në pikën më të ulët të tyre. Për momentin nuk ka asnjë sinjal që 33-vjeçari të rinovojë. Në fakt, destinacioni i tij i preferuar në rast largimi nga “Camp Nou” do të jetë Mançester Siti, ku ai do preferonte një bashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola. Por Çelsi ka ndërmend të provojë shanset e tij.

Sipas ekspertit të futbollit spanjoll, Guijem Balague, Çelsi është mes klubeve që do të kërkojë të firmosë me “Pleshtin”. Duke folur në kanalin e tij në “Youtube”, Balague tha: “Çelsi është pa dyshim në ekuacion në rast se Mesi do të jetë i disponueshëm. Kjo është e vërtetë. Çelsi do të këmbëngulë për të dëgjuar gjithçka po ndodh. Nëse ata kanë paratë do të përfshihen gjithashtu. Mos harroni, nuk ka vlerë kar- toni për të paguar”.

ANDROKLI DRALO

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *