Bota
Irani fajëson Izraelin për sulmin ‘terrorist’ që vrau “Babain e bombës”
Shkencëtari bërthamor Iranian Mohsen Fakhrizadeh, ka vdekur të premten në spital, pas plagëve të marra gjatë një sulmi të armatosur ‘terrorist’, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Iranit përmes një deklarate.
Fakhrizadeh ishte “plagosur rëndë”, kur sulmuesit gjuajtën veturën e tij, para se të përfshiheshin në një shkëmbim zjarri me pjesëtarët e sigurimit të tij, thuhet në deklaratë.
Në këtë deklaratë thuhet se po ashtu se mjekët nuk arritën ta shpëtonin shkencëtarin Fakhrizadeh, që drejtonte sektorin e Kërkimit dhe Inovacionit në Ministrisë e Mbrojtjes së Iranit.
Amir Hatami, ministër i Mbrojtjes në Iran tha se vrasja tregon ‘thellësinë e urrejtjes së armiqve’.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme Javad Zarif, pretendon se ‘ka indikacione serioze se Izareli ka rol’ në atentat.
Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “përfundojë me standardet e tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojë këtë akt të terrorit shtetëror”.
Izraeli nuk ka komentuar mbi vrasjen e Fakhrizadeh, të cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kishte përmendur njëherë në një konferencë për shtyp duke thënë: “Mos harroni atë emër”.
As Pentagoni nuk pranoi të komentonte mbi vrasjen e Fakhrizadeh kur u pyet nga Reuters.
Sipas agjencive iraniane të lajmeve, sulmi ka ndodhur në Absad, në lindje të Teheranit.
Fakhrizadeh udhëhoqi të ashtuquajturin program i Iranit Amad (Shpresa).
Izraeli dhe Perëndimi thonë se programi ishte një operacion ushtarak që vlerësonte mundësinë e ndërtimit të një arme bërthamore në Iran.
Derisa Teherani e ka cilësuar programin e tij bërthamor si paqësor.