✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Rama mbërrin në 13:00 në Rinas, çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP

Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë rreth orës 13:00 në Aeroportin “Nënë Tereza”, pas vizitës në New York, ndërsa në Rinas pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit.

Njoftimi për deklaratën e kryeministrit ka nxitur një sërë hamendësimesh mbi përmbajtjen e saj, ndërsa burimet qeveritare kanë mbajtur të rezervuara detajet.

Gazetari Muhamed Veliu, duke raportuar nga terminali VIP në Rinas, tha se përmbajtja e deklaratës mbetet ende e paqartë.

Sipas një burimi qeveritar që ndodhej me Ramën gjatë vizitës në SHBA, kryeministri pritet të mbajë “një qëndrim për situatën aktuale”.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Rama të komentojë edhe zhvillimet e fundit lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe mënyrën e ndjekur nga prokurorët e SPAK për marrjen e saj si të pandehur, ndërkohë që ajo ndodhej jashtë vendit.

Rama ndodhej në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa deklarata e tij në Rinas pritet të japë më shumë detaje mbi qëndrimin e qeverisë për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.

Advertisement