✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Armë automatike dhe 29 fishekë në banesë, arrestohet 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit të banesës së tij është gjetur një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë.

Në pranga ka rënë Rexhep Mehmeti, 66 vjeç, banues në Fier. Policia ka sekuestruar armën dhe municionin si prova materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti tip “Benz”, autoritetet kanë konstatuar se mjeti, i prodhuar vitet e fundit, rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/ Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër të verifikimit të automjeteve luksoze. Sekuestrohen një armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një automjet luksoz. Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë. Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë. Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.

Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Advertisement