Pinknews
Motra e Olta Gixharit zbulon si donte të hiqte fëmijën e dytë: Doktoresha më spiunoi tek… (FOTO)
Motra e aktores së dashur për publikun Olta Gixharit, Gerta, është nënë e dy djemve, që kanë diferencë 7 vite nga njëri-tjetri.
Moderatorja e njohur ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar se ka të abortojë fëmijën e saj të dytë sepse donte të kishte vetëm një, pavarësisht dëshirës së bashkëshortit për të zgjeruar familjen.
Ajo ka rrëfyer se kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë, pa i treguar bashkëshortit dhe familjes shkoi te doktoresha për ta abortuar. Por kjo e fundit, lajmëroi partnerin e moderatores, duke i treguar se ajo dëshironte të hiqte fëmijën.
Ai ia ndaloi Gerta Gixharit që të abortonte foshnjën dhe në darkë i organizoi një festë surprizë së bashku me familjarët për të festuar lajmin e bukur.
“Nuk do kem më tepër se dy fëmijë. Edhe për të dytin jam menduar shumë, kanë 7 vite diferencë dhe i kam lënë kaq gjatë sepse nuk isha dakord të bëja një fëmijë të dytë. Doja vetëm një fëmijë. Në atë moment isha e fiksuar se do kisha vetëm një fëmijë, ndërsa bashkëshorti im donte më shumë. Në momentin që konfirmova shtatzëninë time shkova tek doktoresha, nuk e njoftova bashkëshortin, mamin kategorikisht që jo sepse kishte kohë që më thoshte bëj edhe një fëmijë tjetër, vinte si presion nga familja. Shkova direkt tek doktoresha ime që më ndiqte prej shumë vitesh dhe i them që kam ardhur dhe nuk dua ta mbaj fëmijën.
Më pyeti për arsyen dhe i thashë “Nuk jam tip fëmijësh, që të rri të merrem aq gjatë, nuk doja të kisha shumë fëmijë, isha shumë e zënë me punë. Janë disa nëna që duan të kenë shumë fëmijë dhe disa që duan të kenë një, unë hyj tek këto të dytat”, tha ajo për “Glamour Zone”.
Moderatorja u shpreh se ky ishte vendimi më i bukur që bashkëshorti i saj mori, pasi e do shumë djalin.