Kronike
Zbulohet “çerdhja” e prostitucionit në Tiranë, në pranga dy braziliane dhe një kolumbiane
Tre gra janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se ushtronin ose shfrytëzonin prostitucionin në apartamente të marra me qira dhe i reklamonin shërbimet në rrjetet sociale.
Në pranga kanë rënë dy shtetase braziliane dhe një shtetase kolumbiane.
Sipas Policisë, L. S., 46 vjeçe, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion T. S., 21 vjeçe, në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi edhe 6 telefona celularë.
Në një tjetër rast, në rrugën “Hamdi Sulcebe”, u arrestua M. V., 23 vjeçe, shtetase kolumbiane, e cila dyshohet se kishte marrë me qira një apartament për ushtrimin e prostitucionit.
Sipas Policisë, shërbimet dyshohet se reklamoheshin përmes rrjeteve sociale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë.