Thinking ...
Connect with us

Politike

Sfidë e hapur/ Berisha takon Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, mesazh për Altin Dumanin?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe përfaqësues të Partisë Republikane.

Së fundmi, Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, si dhe me zëvendësin e tij, Stanley Woodward Jr. Takimi është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të Partisë Republikane në Dallas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Takimi vjen në një periudhë kur Berisha përballet me procese hetimore në Shqipëri. Ai është nën hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e kompleksit “Partizani”, ndërsa emri i tij është përfshirë edhe në hetimet për dosjen e “21 Janarit”.

Berisha ka qenë më herët kritik ndaj SPAK-ut dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani. Megjithatë, nuk ka një deklaratë zyrtare që ta lidhë takimin në SHBA me çështjet e drejtësisë që lidhen me Berishën në Shqipëri.

Përmes postimit të tij, Berisha e ka cilësuar takimin me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë si një moment të rëndësishëm gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet republikane në Dallas.

Advertisement