Politike
Rama zbarkon në Vlorë, reforma territoriale në fokus
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku po zhvillon një takim me strukturat lokale të Partisë Socialiste dhe qytetarë të qytetit.
Rama shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi. Në sallën e Pallatit të Kulturës janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, si dhe qytetarë të Vlorës.
Në fokus të takimit pritet të jetë reforma territoriale, një prej çështjeve që lidhet drejtpërdrejt me organizimin dhe administrimin vendor. Diskutimet pritet të përfshijnë edhe çështje që lidhen me zhvillimin e pushtetit vendor dhe problematikat e ngritura nga qytetarët.
Takimi zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe komunitetet lokale.