Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shi, bubullima dhe breshër, ja si do të jetë moti këtë të dielë

Vendi ynë pritet të përfshihet të dielën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas parashikimit, reshje shiu me intensitet të ulët priten herë pas here në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat lindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, shpejtësia e erës mund të arrijë herë pas here deri në 11 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Advertisement