Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Përplasja me Ramën, Egla Ceno: U ofendova si artiste, qytetare dhe grua

Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht pas përplasjes verbale me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Berat, ku u diskutua reforma territoriale.

Përmes një postimi në Instagram, Ceno shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si, sipas saj, u trajtua gjatë takimit, duke pretenduar se është ofenduar në cilësinë e artistes, qytetares dhe gruas.

“Reforma territoriale: sot u ofendova si artiste, si qytetare dhe si grua nga ai që gruan shqiptare e respekton vetëm për fasadë. Doja thjesht të dëgjohej zëri i Poliçanit. Isha super e qetë”, shkroi aktorja.

Ceno u ndal edhe te mënyra se si po zhvillohen konsultimet me qytetarët për reformën territoriale. Sipas saj, komunitetet e prekura nuk po dëgjohen realisht dhe takimet po shërbejnë më shumë për prezantimin e një vendimi të marrë sesa për marrjen në konsideratë të mendimit të banorëve.

“Ka një ‘big problem’, qytetarët nuk po dëgjohen për reformën territoriale. Po mblidhen dhe po përdoren si dekor nëpër salla pa praninë e mediave. Nuk po dëgjojnë, po komunikojnë vendimin e tyre”, vijoi Ceno.

Reagimi i saj vjen pas debatit të zhvilluar gjatë takimit në Berat, ku diskutimet për reformën territoriale u shoqëruan me përplasje verbale mes aktores dhe kryeministrit Rama.

P

 

Advertisement