Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Rogerti përballet me Selinën në gjykatë: Më sill 10 mijë euro-shin tim

Rogert Sterkaj ka rikthyer në vëmendje pretendimin për një marrëveshje me Selin Bollatin, lidhur me shumën prej 10 mijë eurosh nga çmimi i “Big Brother VIP Albania 5”.

Ish-banori i reality show-t është shfaqur në një video të publikuar në Instagram së bashku me avokaten Aurora Marku, ku ka shpjeguar se është konsultuar me të për mundësitë ligjore për kërkesën e tij.

Sterkaj pretendon se kishte një marrëveshje me Selin Bollatin për shumën prej 10 mijë eurosh dhe se ka vendosur të kërkojë këshillim ligjor pasi mësoi se ajo kishte marrë çmimin e fituar në “Big Brother VIP Albania 5”.

“Po shohim anët ligjore”, shprehet Sterkaj në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, avokatja Aurora Marku ka sqaruar se çështja lidhet me një marrëveshje verbale që, sipas Sterkajt, është arritur mes palëve. Ajo ka bërë të ditur se hapi i parë do të jetë tentimi për të kontaktuar Selin Bollatin dhe për të kërkuar një zgjidhje përmes komunikimit.

Nëse nuk arrihet një dakordësi mes palëve, avokatja ka deklaruar se do të shqyrtohet mundësia e ndjekjes së çështjes në rrugë gjyqësore.

Sterkaj thotë se deri tani nuk ka arritur të komunikojë me Bollatin për këtë çështje dhe për këtë arsye ka kërkuar këshillim juridik për të kuptuar nëse pretendimi i tij mund të kërkohet ligjërisht.

Çështja është rikthyer në vëmendje pasi Selin Bollati ka konfirmuar publikisht se ka marrë çmimin e fituar në “Big Brother VIP Albania 5”.

Advertisement