Kosova
Bombë mbi Gjykatën e Hagës: Krerët e UÇK do të falen nga presidenti i ri i Kosovës, ai e ka kompetencë
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Roberth Bosch, e ka cilësuar si skandaloz verdiktin që Gjykata Speciale e shqiptoi ndaj katërshës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Në një intervistë ai ka shfaqur habinë se si as trupi gjykues as prokurorët nuk i kanë marrë parasysh rrethanat e luftës në Kosovës, e as deklaratat e ekspertëve ndërkombëtar që ishin marrë me të, më shumë se një çerekshekulli më parë.
Sipas diplomatit që disa herë ka pranuar të jetë penduar pse ishte në anën që kërkonte themelimin e Speciales, koha ka dëshmuar se e njëjta duhet pushuar së ekzistuari.
Veçse nga gjithë kjo situatë e krijuar me dënimet drakonike, Bosch e sheh një derë daljeje. Dhe kjo përmes institucioneve të Kosovës.
“Por sidoqoftë, gjyqtari e nisi duke thënë se kjo ishte një gjykatë e Kosovës. Dhe atëherë mendova — ndoshta ajo që po them është e pakuptimtë — por nëse është një gjykatë e Kosovës, atëherë kur më në fund të keni një president, a nuk mundet presidenti t’i falë të gjithë? Në një shtet normal, presidenti ka kompetencë të falë persona të caktuar”
E derisa kjo nuk ndodh, holandezi është i bindur se fituesja e vetme në këtë proces është Serbia.