Kronike
Aksident i trefishtë në Fushë Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve të përfshirë në aksident, i identifikuar me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë.
Dy personat e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për shkak të gjendjes së tyre, në transportimin e të plagosurve drejt spitalit janë përdorur edhe automjete të Policisë.
Në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes-Benz, një Audi, dhe një Volkswagen Passat
Ndërkohë, një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në ngjarje është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë ndikuar në aksident, por këto rrethana mbeten për t’u konfirmuar nga hetimet.
Pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes, identitetin dhe gjendjen e personave të përfshirë.