Politike
SHBA “HYN” NË LOJË/ Wendt takon Peleshin, mesazhi i fortë
Takimi i parë i ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, është zhvilluar në kuadër të nisjes së detyrës së diplomatit amerikan në Tiranë.
Përmes një reagimi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka theksuar rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve përfaqësuese si një element të rëndësishëm për demokracinë.
Gjatë takimit, ambasadori Wendt dhe kryeparlamentari Peleshi diskutuan për disa prej çështjeve që lidhen me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas ambasadës, në fokus ishte përmbushja e angazhimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s, nxitja e investimeve dhe krijimi i mundësive për prosperitet të përbashkët.
Takimi vjen në kuadër të angazhimit për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.