✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

DETAJE/ ZBARDHET VRASJA E SHQIPTARIT NE ITALI

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut, 55-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet me dëmtime të rënda në kokë në apartamentin e tij në Torino.

Në pranga kanë përfunduar bashkëshortja e viktimës, 45 vjeçe, dhe partneri i saj i ri, 52 vjeç.

Të dy janë shtetas italianë dhe dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e Rrokut.

Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos zbatuan një urdhër të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj dy të dyshuarve.

Trupi i 55-vjeçarit ishte gjetur më 6 korrik në banesën e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento të Torinos. Sipas autoriteteve italiane, kufoma ishte në gjendje të avancuar dekompozimi.

Ishin fqinjët ata që njoftuan autoritetet për shkak të erës së rëndë që vinte nga apartamenti. Pas ndërhyrjes, policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së shqiptarit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rolin e dy personave të arrestuar. Ndaj tyre rëndon dyshimi për vrasjen e Mikel Rrokut, ndërsa përgjegjësia përfundimtare do të përcaktohet nga drejtësia italiane.

Advertisement