✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet

Gazetari Mentor Nazarko, duke analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë, thekson se kemi të bëjmë me një papjekuri politike nga të dy krahët, ku përgjegjësinë më të madhe e mban Vetëvendosja.

Nazarko vuri në dukje se Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, në një kohë kur Kosova s’ka asnjë shenjë të seriozitetit si shtet.

“Situata në Kosovë është dëshmi e një papjekurie të përgjithshme politike, të të dy krahëve të politikës dhe pse jo të elitës intelektuale të Kosovës. Përgjegjësinë më të madhe e ka faktori që ndikon më shumë, që kontrollon institucionet, që është Vetëvendosja, por nuk është pa hise edhe opozita. Është një rrënim gradual dhe që tani po bëhet kulminant i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës, statusit të saj ndërkombëtar”, tha Nazarko.

“Dramaciteti i kësaj që po shohim theksohet akoma më shumë kur shohim që Serbia është duke  forcuar pozitën e saj ndërkombëtare. Qoftë duke rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të, me BE-në, me Kinën. Kosova s’ka asnjë shenjë të seriozitetit të saj si shtet”, vijoi gazetari.

Advertisement