✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

JANE DY VENDE TE NATOS, RUBIO: NUK DO LEJOJME NJE LUFTE MES GREQISE DHE TURQISE

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Egje dhe për Qipron nuk duhet të përshkallëzohen ndërsa një përplasje mes dy vendeve anëtare të NATO është diçka që Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë.

Kështu deklaron sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në një intervistë për mediat greke, teksa thekson se një skenar i tillë nuk do të ishte në interesin e asnjërës palë, por as të Shteteve të Bashkuara.

“Janë dy aleatë të NATO-s. Për mua është e paimagjinueshme që diçka e tillë të ndodhë. Nuk do të ishte mirë për askënd dhe nuk besoj se do të ndodhë”, tha Rubio.

Një tjetër çështje e ndjeshme mbetet rikthimi i Turqisë në programin e avionëve luftarakë F35 për të cilën Rubio thotë se Ankaraja ende nuk i ka përmbushur kushtet ligjore amerikane.

Pengesa kryesore është sistemi rus i mbrojtjes ajrore S400 për të cilin Uashingtoni ka kërkuar zgjidhje përpara çdo transferimi të F35.

“Ligjërisht ne nuk mund ta bëjmë transferimin derisa çështja e S-400 të zgjidhet. Deri tani, ajo nuk është zgjidhur”, tha Rubio.

I pyetur edhe për luftën Rusi-Ukrainë, sekretari amerikan i shtetit tha se aktualisht nuk ka në horizont një zgjidhje diplomatike të pranueshme për të dyja palët.

Advertisement