✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA SHKATERRON 3 ME 0 ÇEKINE, KANE PROTAGONIST

Anglia nuk hasi probleme ndaj Republikës Çeke dhe fitoi 3-0 në “Wembley”.

Anglezët kaluan në avantazh në minutën e 27-të, kur Vladimir Coufal devijoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Harry Kane.

Kapiteni i Anglisë mori më pas skenën.

Në minutën e 40-të, Kane shënoi për 2-0 pas asistit të Morgan Rogers, ndërsa në minutën e 57-të realizoi edhe golin e dytë personal.

Sulmuesi përfitoi nga krosimi i Lewis Hall pas një goditjeje këndi dhe vulosi rezultatin 3-0 për Anglinë.

Advertisement