Pinknews
“Kur një grua poshtëron një tjetër…”/ Videot intime, kujt iu drejtua Efi Dhedhes?
Deklarata e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra”, lidhur me videot intime të personazheve të njohur, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale. Në qendër të vëmendjes është vendosur edhe një postim i Efi Dhedhes, i cili është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj deklaratës së Bollatit.
Gjatë diskutimit në emision, Selin Bollati u shpreh se përgjegjësia morale në raste të tilla nuk duhet t’i atribuohet vetëm burrit, por edhe grave që, sipas saj, janë në dijeni se ai është i martuar dhe megjithatë zgjedhin të përfshihen në një marrëdhënie me të.
Pas kësaj deklarate, Efi Dhedhes publikoi në Instagram Story një mesazh të gjatë, pa përmendur emra dhe pa sqaruar nëse reagimi i saj lidhej drejtpërdrejt me Selin Bollatin.
“Goca dhe gra, por edhe burra e djem… Mos harroni diçka: Shpesh, fjalët që na lëndojnë më shumë tek të tjerët janë pikërisht ato që kemi frikë se dikush mund t’i shohë tek ne”, shkroi Dhedhes.
Në vijim, ajo u ndal te mënyra se si gratë gjykojnë njëra-tjetrën, duke shkruar: “Kur një grua ulet për të poshtëruar një grua tjetër, ajo nuk bëhet më e vlefshme. Kur një njeri shkatërron tjetrin për t’u ndier më lart, ai nuk ngrihet.”
Dhedhes theksoi gjithashtu se vlera e një personi nuk rritet duke ulur dikë tjetër, ndërsa e mbylli mesazhin me një tjetër deklaratë të drejtpërdrejtë: “Mirë që ekzistoni ju. Sepse në errësirën tuaj, ne mësojmë të shohim dritën tonë.”
Referenca e drejtpërdrejtë te “Goca dhe Gra”, së bashku me kohën e publikimit, ka bërë që postimi i Efi Dhedhes të interpretohet në rrjet si një përgjigje ndaj deklaratës së Selin Bollatit. Megjithatë, vetë Dhedhes nuk ka konfirmuar se mesazhi i saj i drejtohej konkretisht Bollatit.