Politike
Deklaroi se ishte kundër por votoi pro/ Braçe thyen heshtjen: Votova territorialen që mos të ikja nga PS
Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar reagimin e tij për votën dhe qëndrimin në grupin parlamentar. Në vijim, ai shpjegon arsyet pse vendosi të qëndrojë dhe të vazhdojë punën, si dhe i referohet asaj që e cilëson si një plan politik të brendshëm.
Reagimi i Braçes:
“E katërta, unë votova që të mos largohem, por të qëndroj dhe të bëj punën. Kushdo që e njeh këtë punë e di mirë se ajo varet nga vota e shumicës dhe është e vështirë: të rrëzon, të thyen, të bën copash, aq sa nuk merr dot frymë. Por unë e kam pranuar këtë punë dhe nuk mund të tërhiqem; e kam të ndaluar të tërhiqem.
Nuk e di nëse keni parë dikë tjetër që sulmohet dhe qëndron, linçohet dhe rri përballë; që i shkojnë te vendi ku jeton dhe ku punon, ndërsa ai vazhdon të bëjë punën, dëgjon dhe përgjigjet, me kosto të madhe personale e familjare. Keni parë?
Prandaj vendosa të qëndroj dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të vetin, të brendshëm e të poshtër, por nuk mund të veproj ndryshe. Për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë, unë jam 85-a; 84-a ishte aty për planin”, shprehet Braçe.