✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

DOSJA BRAÇE/ BERI MIRE QE VOTOI SI DONTE RAMA, S’JA VLEN TE RREZIKOSH KARRIEREN

Juristi Ylli Manjani ka komentuar përplasjen mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndarjen e re territoriale, duke vlerësuar vendimin e deputetit për të votuar në përputhje me qëndrimin e kreut të Partisë Socialiste.

Sipas Manjanit, Braçe veproi drejt duke mos e çuar përplasjen deri në një pikë që mund të rrezikonte karrierën e tij politike. Ai shprehu gjithashtu dyshime nëse debati për ndarjen territoriale lidhej me një reformë të mirëfilltë, duke e cilësuar procesin si një vendim politik të mazhorancës.

“Unë prapë mendoj se Braçe ka shumë të drejtë dhe bëri shumë mirë që e votoi, sepse nuk ia vlen të rrezikosh karrierën politike për çfarëdolloj arsyeje në këtë vend, qoftë edhe për interes publik, që unë nuk mendoj se ekziston”, deklaroi Manjani.

Duke komentuar mënyrën se si Rama e menaxhoi debatin brenda grupit socialist, juristi vuri në dukje se në Partinë Socialiste ka edhe deputetë që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me kryeministrin. Megjithatë, sipas tij, mënyra se si funksionon mazhoranca ua kufizon hapësirën për të kundërshtuar vendimet e drejtuesit të partisë.

Manjani e përshkroi këtë raport me një krahasim mes së shkuarës dhe së tashmes, duke thënë se më parë mjaftonte të shprehje kundërshtim për të rrezikuar pozicionin politik, ndërsa sot, sipas tij, ka më shumë hapësirë për të folur.

“Ky është rregulli: ose voto, ose ik. Madje tani është bërë më tolerant, sepse dikur rregulli ka qenë: po fole, ik. Tani të lënë të flasësh”, u shpreh ai.

Advertisement