✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, zjarr në katin e dytë të një institucioni financiar

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa flakët kanë përfshirë katin e dytë të një institucioni financiar në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Pamjet tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e godinave përreth. Ngjarja shënon një tjetër moment të rëndë gjatë protestës, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Rrethanat e plota të rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara mbeten për t’u konfirmuar.

Advertisement