Aktualitet
U shfaq në protestë i shoqëruar nga prindi, i mituri ndihet keq dhe merr ndihmën e parë
Një i mitur, i shoqëruar nga babai i tij, është ndier keq gjatë protestës, pasi Policia e Shtetit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Sipas raportimit, fëmija ka shfaqur shqetësime shëndetësore pas përhapjes së gazit. Pranë tij janë afruar disa efektivë policie dhe një grua, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Pasi gjendja e tij është qetësuar, i mituri është larguar nga protesta së bashku me të atin. Policia u ka kërkuar të largohen për shkak të rrezikut që paraqiste situata në zonë.
Ngjarja rikthen vëmendjen te prania e të miturve në protesta dhe rreziku që ata mund të përballen gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.